6.1 C
Pristina
Wednesday, May 25, 2022
spot_img
HomeBALLINATelashe e probleme në VV-në e Podujeves, Bulliqi detyrohet të ndërroj drejtorët

Telashe e probleme në VV-në e Podujeves, Bulliqi detyrohet të ndërroj drejtorët

Me vendim të kryetarit të Podujevës Shpejtim Bulliqi, sot Bedri Maqastena është emëruar drejtor i Inspeksionit në Komunën e Podujevës. Bëhet e ditur se ndryshimi në këtë drejtori ka ardhur si pasojë e një konflikti në mes të Bulliqit dhe Poterës, drejtorit të deritanishëm të kësaj drejtorie. Sipas disa burimeve të sigurta, Bulliqi kishte hasur në një përplasje me Poterën, ku mësohet se shkaktar i cili i dërgoi këta dy të fundit të “përplasen” ishte mos dakordimi në lidhje me çështjen e një ndërtimi në komunën e Podujevës. Në një komunikatë për media thuhet se vet z. Ajet Potera kishte kërkuar zëvendësimin e tij me z. Bedri Maqastena, për arsye se ai ështe i angazhuar me disa punë të tjera, duke mos përmendur kështu shkaktarin kryesor, si pasojë e së cilës ndodhën këto ndryshime për mbrenda pak mujave. Gjithashtu thuhet se Bulliqi e ka falënderuar Ajet Poterën për kontributin e tij të dhënë në këtë drejtori, drejtori të cilën e udhëhoqi vetëm 4 muaj, ndërsa drejtorit të tashëm z. Maqastena i ka uruar suksese dhe marrje të përgjegjsive në kryerjen e detyrave të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments