Dua Lipa i gëzohet edhe një arritje të re.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore thuajse çdo ditë vjen me një arritje të re.
Ajo këtë vit ka renditur sukseset e saj një pas një duke mos lënë hapsirë vetes për të pushuar aspak ndonëse ishte një vit mjaft sfidues për të gjithë.
Së fundmi u bë e ditur se ajo tejkaloi shifrën prej 100.000.000 dëgjimesh në platformën Spotify.
Kurse u tha se ishte kënga e saj e 23-të që po arrinte këtë sukses të madh.

Kurse më vonë revista “Billboard” zbuluan se dueti “Levitating” i Duas me reperin amerikan DaBaby ishte në top 10 të listës më të famshme.
