Ngjarja tragjike që ndodhi së fundi në fshatin Pozhoran të komunës së Vitisë është raportuar edhe në mediat zvicerane.
20minuten ka raportuar për vrasjen e katër anëtarëve të familjes në Pozhoran.
Në raportim e sipër u tha se “Si u mundua djali të shpëtojë nga babai i tij”.
Tutje u theksua se dyshimet janë se babai vrau tre anëtarët e familjes së tij dhe më pas vetën.
“Të ndjerët jetonin në Villeneuve në kantonin Vaud dhe kaluan ditët e fundit me pushime në atdheun e tyre, Kosovë. Miqtë dhe të njohurit në Zvicër janë të tronditur. Vëllai i gruas së vrarë, e cila gjithashtu jeton në kantonin Vaud, informon për tragjedinë përmes Facebook: “Jam i mërzitur shumë pasi që mora lajmin e trishtuar nga motra dhe dy nipat tanë”. Ai shpreson që Zoti të marrë tre anëtarët në Parajsë, shkruan ai. Miq të panumërt i shprehin ngushëllimet e tij: “Ngushëllime” – shqip për ngushëllime – shkruajnë nën artikullin.”
Media në fjalë gjithashtu shkroi edhe për raportin e Policisë së Gjilanit si dhe dyshimet e dëshmitarëve.