6.1 C
Pristina
Saturday, June 25, 2022
spot_img
HomeBALLINABabai i Agon Musliut: Do ta padis Qeverinë Kurti

Babai i Agon Musliut: Do ta padis Qeverinë Kurti

Në 8-mujorin e vdekjes së Agon Musliut nga Gjilani, prindërit e tij kanë dërguar kurora lulesh te konviktet e studentëve në Prishtinë, ku edhe dyshohet se i riu bëri vetëvrasje.

Babai i Agonit, Naim Musliu, ka deklaruar se do ta padisë Qeverinë Kurti, për shkak të vdekjes së të birit.

“Jemi në ditën kur djali im po i mbush 8 muaj ndarje nga jeta në këtë vend tragjik. Në 26-vjetorin e lindjes dhe 8 mujorin e ndarjes nga jeta me pikëllim të madh kemi përjetuar këtë muaj por mbi të gjitha po përjetojmë pikëllim edhe më të madh ndaj padrejtësisë që po i bëhet djalit tonë. Në fillim kam thënë se drejtësia bie mbi qeverinë Kurti, Svecla Vitia. Unë për këtë do të kërkojë drejtësi dhe do të bëj padi sepse në mënyrë kundërligjore është karantinuar. Edhe në komisionin hetimor deputetët e Vetëvendosjes kanë votuar kundër. Unë nuk do të ndalem për djalin tim dhe do të bëjë padi për ish-qeverinë Kurti” tha Musliu

Agon Musliu nga fshati Livoç i Epërm i Gjilanit ka vdekur më 3 maj në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku po qëndrontë në karantinë pas kthimit nga Gjermania.

Për vdekjen e të birit, prindërit kanë fajësuar Shtetin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments