6.1 C
Pristina
Sunday, November 27, 2022
spot_img
HomeBIZZIPërplasje në studio mes nënës së Melisës dhe Sindit: Faji është i...

Përplasje në studio mes nënës së Melisës dhe Sindit: Faji është i të dyjave

Emisioni “Përputhen” në Top Channel vazhdon me situata interesante.

Për dallim nga debatet e kaluara mes protagonistëve, në episodin e sotëm ndodhi një debat mes nënave të dy konkurrentëve.

Nëna e Sindit dhe e Melisës kishin një përplasje mes vete.

Sindi në njërën nga emisionet e kishte ofenduar rëndë Melisën, saqë kjo e fundit u detyrua të largohej nga studio duke qarë. Si pasojë e atij ofendimi, nëna e Sindit i kërkoi falje Melisës, mirëpo në të njëjtën kohë tha se faji është i të dyjave sepse janë ende të reja.

Nëna e Sindit: Dua t’i kërkoj falje nënës së Melisës dhe e di shumë mirë si është ndjerë me sharjen e Sindit. Por faji është i të dyjave, sepse janë të reja, por them dhe e siguroj që Sindi nuk e ka atë mendim për Melisën, sepse nuk e njeh, ishte një shprehje shumë vulgare që nuk duhet të thuhej dhe i kërkoj shumë falje megjithatë debati vazhdoj.

Nëna e Melisës: Në lidhje me takimin, pyetja ishte për Mevlanin, Sindi kishte bërë përzgjedhjen vetë për Mevlanin dhe përgjigjja e takonte atij. Ku e mori Sindi opinion për Melisën?

Sindi: Unë me Melisën kemi shumë shoqe të mira, kemi ndarë dhe sekrete që nuk mund t’ia themi kujt, ka qenë disa momente ku me ishte akumuluar ajo mërzitja. Thamë gjëra që nuk duhet t’ia kishim thënë njëra tjetrës, nuk ishte një opinion i saktë, ama të dyja degraduam, nuk duhet të kishim thënë gjëra që thamë. Pastaj kanë qenë provokimet e njëpasnjëshme.

Melisa: Ti do të jesh në qendër të vëmendjes.

Nëna e Melisës: Mund ta ketë prekur fjala virgjëreshë por ajo erdhi vetë kështu në program. Sindin e kam ndjek, nëse Melisa nuk do kishte dal nga studio situata do ishte përkeqësuar.

Nëna e Sindit: E ke ofenduar në qenien e saj si femër, ajo nuk është e aftë si femër.  Ti nuk duhet të gjykosh asnjeri, ke ardhur ashtu siç ke dashur, Sindi është temperament tjetër. Ti nuk mund të debatosh dot me Sindin me ato lloj pyetjesh.

Melisa: Nuk kisha pse ta sulmoja Sindin, thjesht kam dashur të pyes Mevlanin, doja të dija zgjedhjet e tij.

Nëna e Melisës: Janë komente që bëhen rreth takimit. Fjala seks nuk na shkon, por është një pjesë që plotëson “Përputhen”, lënda është futur edhe në shkollë. Të gjitha takimet e Sindit kanë qenë shëmbëlltyrë e Melisës. Jo të bëjë krahasimet me Melisën në takim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments