6.1 C
Pristina
Thursday, February 9, 2023
spot_img
HomeBIZZIRita Ora josh fansat e veshur tërësisht në të bardha

Rita Ora josh fansat e veshur tërësisht në të bardha

Rita Ora pozoi joshëse e veshur me kostum të bardhë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vitin 2020 po e përmbyll jo ashtu siç do dëshironte.

Kjo për faktin se artistja këto ditë ka qenë cak i kritikave, për shkak të thyerjes së rregullave gjatë bllokimit.

Megjithatë, Rita, gjatë këtij viti ka bashkëpunuar me shumë brende të njohura, mes tyre edhe me “Shoe Dazzle”.

Po ashtu, këngëtarja organizoi një kampanjë të quajtur “Women Of The Future Fund”, për dhurimin e një granti prej 100 mijë dollarësh, për idenë më të mirë dhe kreative në industri, nga një femër.

Së fundi, Rita ndau me ndjekësit disa fotografi, ku shfaqet tejet atraktive e veshur tërësisht në të bardha dhe me një palë çizme me material pelushi.

“Urime të mëdha për fituesit e ‘Women Of The Future Fund’, dhe faleminderit ‘Shoe Dazzle’ që më dhatë mundësinë ta bëjmë këtë së bashku! Dita e fundit e punës deri më 2021 – Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve”, shkroi ajo.

Ndryshe, Rita Ora pas zhurmës për thyerjen e rregullave, ka udhëtuar në Bullgari për xhirimet e klipit të ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments