Ledri Vula ka dhënë detajet e këngës së re.
Ledri Vula si shumë prej kolegëve të tij, do ta përmbyll vitin 2020 me një këngë të re.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të postimit të fundit, përmes së cilit zbuloi edhe datën e këngës me titull “Sot sot sot”.
“E Premte 20:00 // SOT SOT SOT”, shkruan ai, teksa ndau një fotografi të shkrepur nga prapaskenat e klipit.
https://www.instagram.com/ledrivula/?utm_source=ig_embed
Kujtojmë se para pak ditësh, Ledri publikoi një video të shkurtër, ku zbuloi disa sekuenca të kësaj kënge.
Ndryshe, Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, para pak ditësh u bënë prindër të një vajze, të cilën e quajtën Poem Blu.