Ledri ka gati këngën e fundit për vitin 2020.
Pak ditë më parë Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë.
Sara dhe Ledri pagëzuan vajzën e tyre me emrin më të veçantë, Poem Blu.
Ndërsa reperi duket se gjatë kësaj kohe ka qenë duke punuar mjaft shumë drejt një hiti të ri për fundvit.
Ledri ka publikuar ditën e sotme një video në Instagram, duke ndarë me fansat disa sekonda nga kënga e tij.
“I need you!” ka shkruar ai, duke lënë të kuptohet se ky do jetë titulli i projektit, por që ende nuk dihet se kur do publikohet kjo këngë.