6.1 C
Pristina
Wednesday, May 25, 2022
spot_img
HomeKULTURËVazhdojnë reagimet për këngën e Shkurte Fejzës e Gresa Behlulit, përfshihet edhe...

Vazhdojnë reagimet për këngën e Shkurte Fejzës e Gresa Behlulit, përfshihet edhe Ilir Berani

Edhe sot ka vazhduar debati lidhur me këngën e publikuar nga Shkurte Fejza dhe vajza e saj, Gresa Behluli me titull “Nuse, mësuese”, raporton Gazeta Express.

Liridona Sejarina nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka thënë se këngët e tilla nuk do të duheshin të këndoheshin në një vend si Kosova ku dhuna ndaj grave është në përmasa shqetësuese.
Kjo sipas saj, është cenim i të drejtave të grave.

“Këngët e tilla në një farë forme përfaqësojnë në një farë forme normën. Nuk do të duhej me u riprodhu e këndu, kur e dimë se dhuna ndaj grave është ekuivalente dhe ndihmohet prej këtyre normave. Për neve me u portetizu sot kjo është cenim i të drejtave të grave, për ne këto kanë qenë nëse muj me thanë cështjet më problematike. Gjuha kënga e foklklori kanë rëndësi në shqoërinë tonë, sepse deri vonë e kemi ushqy gjuhën përmes folklorine dhe përmes këtyre këngëve që i kemi pa si shumë të rëndësishme”, thonë nga kjo qendër.

Ajo ka pasur një mesazh edhe për tekst shkruesin, Ilir Beranin.

“Problemi qëndron në atë se kush i shkruan tekstet, tekst shkruesi është një burrë është Ilir Berani e ai duhet më kërku falje. Kjo mundet me qenë një alarm më shumë për ta se sa për interpretuesit. Ata vetëm i dëgjojmë. Fenomeni i seksizimit e gjuhës së urrejtjes e përfshinë krejt estradën tonë. Na kemi me vazhdu edhe me këngët e tjera, për këtë që ne duhet me pas sukses, duhet me na u bashkëngjit edhe mediat”, ka thënë Sejarina.

Kontaktuar edhe tekst shkruesin e këngës, Ilir Beranin.

Në një përgjigje ai ka treguar porosinë që ka kënga.

“Teksti e ka porosinë “Zgjedhi fjalët me mjaltë”, për me i afru njerëzit, ky është qëllimi i këngës”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments