6.1 C
Pristina
Sunday, September 25, 2022
spot_img
HomeBALLINAMytaher Haskuka ka hequr dorë nga subvencionimi i biznesit të babait të...

Mytaher Haskuka ka hequr dorë nga subvencionimi i biznesit të babait të tij gjatë ditës së djeshme se kjo përbën konflikt interesi.

Mytaher Haskuka nëpërmjet një postimi në Facebook’un e tij, ku edhe i ka thurur lavde babait të tij tashmë të ndjerë ka bërë të ditur se biznesi i cili është në emrin e të ndjerit ka hequr dorë nga subvencionimi.

Lidhur me këtë, subvencioni i Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa i komunës së Prizrenit për biznesin e babait të kryetarit të kësaj komune, Mytaher Haskuka përbën konflikt interesi dhe gjithashtu kishte qartësuar se biznesi i babait të Haskukës ishte në listën preliminare të bizneseve përfituese të subvencioneve, por Agjencia Kundër Korrupsionit në një përgjigje ka treguar se kjo megjithatë përbën konflikt të interesit.

“Agjencia Kundër Korrupsionit, ju njofton se në parim në kuptim të dispozitave të Ligjit Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, sipas nenit 13.2, thuhet se: Ndërmarrja në të cilën zyrtari i lartë ka pronësi apo pjesë të pronësisë, e drejtuar nga personi i besuar apo i afërm, nuk kanë të drejtë të lidhin kontratë ose të përfitojnë ndihmë nga institucionet qendrore ose lokale, në të cilat zyrtari i lartë ushtron detyra publike. Bazuar në këtë dhe në sqarim të drejtë të dispozitave ligjore të Ligjit Nr. 06/L-011  Çdo zyrtar gjatë ushtrimit të funksionit të tij publik, në bazë të njohurive të tij dhe në mirëbesim, detyrohet që të bëjë vetë deklarimin paraprak, rast për rast, të ekzistencës së interesit të tij privat ose të personave të afërm me të lidhur me vendimmarrjen në një çështje të caktuar, që mund të bëhet shkak për lindjen e një konflikti të interesit dhe të tërhiqet nga kjo vendimmarrje”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

https://lajmi.net/konfirmon-kunderkorrupsioni-subvencionet-e-mytaher-haskukes-ndaj-kompanise-se-babait-perbejne-konflikt-interesi/embed/#?secret=vCSVtlmMKC

Ndërsa sot, nëpërmjet një postimi në Facebook kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka duke thurur vargje për babain e tij tashmë të ndjerë dhe duke ofenduar mediet që kanë raportuar lidhur me këtë rast ka njoftuar se biznesi i babait të tij është tërhequr nga subvencioni.

“E vërteta ishte që shitorja ishte në listën para-përfundimtare, si çdo biznes tjetër që i plotësonte kriteret e thirrjes publike. Por vëllau kishte vendosur që mos ta merrte subvencionin. Po, subvencioni iu takonte, së bashku me më shumë se 1100 biznese që kishin përmbushur kriteret për ndihmë. “Nuk kemi nevojë, nuk do ta marr”, tha vëllau, duke e ndjekur rrugën tënde.”, shkruan Haskuka.

Ai gjithashtu thotë se babai ia ka lënë “amanet” të jetë pranë qytetarëve, gati duke harruar se pozita që ai ushtron i jep detyra ligjore që të jetë pranë qytetarit, por si duket Haskuka e ka parësore amanetin.

I pari i Prizrenit është lëshuar edhe në ofendime ndaj atyre që raportuar duke i quajtur “edepsëz”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments